Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Klopp: Ancelotti është një DHELPËR E ZGJUAR, do të jetë…

Jurgen Klopp nuk do të bie pre e lojërave psikologjike të “dhelprës së zgjuar” Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes së Champions League mes Liverpool dhe Napolit. Trajneri i Napolit është munduar të krijojë një avantazh të vogël në prag të ndeshjes duke i thurur elozhe Të Kuqve, por Klopp nuk gënjehet kaq kollaj.

“Më pëlqen shumë Carlo, e respektoj jashtë mase,” shprehet Klopp për gazetarët. “Ai ka qenë një lojtar i klasit botëror dhe padyshim që është një trajner i klasit botëror.

“Por siç themi ne në Gjermani, ai është një dhelpër e zgjuar. Duke thënë vetëm gjëra pozitive për ne përpara ndeshjes, është diçka e bukur. Por është një taktikë, ai ka aq shumë eksperiencë dhe kërkon të nxjerrë anën time më të mirë.

“Por unë jam këtu gati për betejë. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit për ne në këto situata.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje fantastike ndaj Napolit në një stadium shumë të zhurmshëm. Do të jetë një sfidë e vërtetë.”

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Ka startuar takimi në Gjirokastër, kurbinasit menjëherë në sulm

Isa.Autor

FOTOLAJM/ Kryeqyteti nis të vishet i kuq, tifozë edhe nga Kosova

Delo.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Merita Halili “ndez” tifozët në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment