Champions League Futboll Sport

Juventus fitoi 3-0/ Allegri kritikon: “I shkula veshin Bernardeschit”

Mentalitet fitues do të thotë edhe të mos kënaqesh ndonëse fiton 3-0 në Champions League, duke dhënë një paralajmërim të superfuqisë së tij teknike. Massimiliano Allegri nuk është 100% i kënaqur pas triumfit kundër Young Boys. “E nisëm mirë, kaluam në avantazh, kemi pësuar vetëm një rrezik dhe u tregua i denjë Szczesny. Patëm raste, duhej të kishim shënuar më shumë gola e të shfaqnim më shumë qartësi kur niseshim në kundërsulm, epse kishim superioritet numerik”, deklaroi Allegri.

“Bernardeschi dhe Dybala shkelnin nga pak në këmbët e njëri tjetrit. Zona e Paulo është qendra e djathtë, ndaj për të patur më shumë ekuilibër e spostova Federicon, që e zgjat shumë skuadrën dhe krijon hapësira. Bernardeschi bëri një ndeshje të bukur, ndonëse i tërhoqa veshin, sepse në disa raste duhej të pasonte më shumë topin. Harmonia mes Ronaldos dhe Dybala? Sa më shumë luajnë bashkë aq më shumë kanë mundësi të njihen. Kur ke një pikë referimi përpara, të tjerët kanë më shumë mundësi që të avancojnë dhe të shënojnë gola, sepse ai futbollist krijon hapësira”, u shpreh trajneri i Juventus, Allegri.

Related posts

“BOMBA E DITËS”/ MILANI po e TRANSFERON lojtarin 120 milionësh, takimi ndodhi DJE

Isa.Autor

KUNDËRSULM PERFEKT/ Pas një SUPER ASIST nga “Pleshti”, talenti Dest ndëshkon Real Sociedad (VIDEO)

Delo.autor

Lewandowski thyen rekord të ri

Q.Autor

Leave a Comment