Champions League Futboll Sport

LIGA E KAMPIONËVE/ Ndeshja ndaj Tottenhamit, Barcelona ankohet për gjendjen e rëndë të…

Vera e nxehtë në Londër, gjë që është e pazakontë, e ka lënë sipërfaqen e fushës në stadiumin Wembley në një gjendje të tmerrshme para takimit të Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Barcelonës.

Përtej problemeve në mbrojtje, Barcelona tani ka edhe një shqetësim tjetër para ndeshjes së saj të dytë në Grupin B të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit në Londër – sipërfaqja e fushës në Wembley, raporton AS, përcjell Express.

Pas një vere të nxehtë në Londër, e cila nuk ndodh zakonisht, bari në Wembley është dëmtuar, me pjesë të konsiderueshme të tokës pa bari.

Skuadra e Ernesto Valverdes stërviti të martën mbrëma në tentim për t’u mësuar me fushën e dëmtuar, para ndeshjes të mërkurën mbrëma.

Zyrtarët e UEFA-s tashmë kanë marrë shënime për gjendjen e fushës në raportin e tyre për ndeshjen.

 

Related posts

Milani drejt “goditjes” së madhe kërkon transferimin e mbrojtësit të Bayernit

Q.Autor

ASKUSH SI SERGIO RAMOS NË CHAMPIONS/ Real Madrid shmang turpin në “Bernabeu”

Delo.autor

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR KALIMIN TEK INTER/ Cavani shtang: E ardhmja ime është tek…

Delo.autor

Leave a Comment