Futboll Premier League Sport

KAOS TOTAL/ PLASI SHERRI Pogba-Lukaku në mes të fushës ndaj Valencias

Paul Pogba është parë nga tifozët duke debatuar ashpër me Romelu Lukaku-n gjatë barazimit pa gola ndaj Valencias. Kampioni i Botës kaloi një tjetër ndeshje për t’u harruar dhe u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford.

Ai përsëri nuk arriti të luante si pjesë e ekipit dhe humbi shumë topa në mesin e fushës. Por ishte një moment në veçanti që i tërhoqi vëmendjen tifozëve, pasi dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit patën një debat të shkurtër 20 minuta përpara se të mbyllej sfida.

Lukaku, i cili bëri një paraqitje të tmerrshme, dukej i izoluar në sulm. Pogba donte që ai të krijonte hapësira për të kombinuar më tepër me ekipin por sulmuesi belg nuk lëvizi nga vendi.

Mesfushori e tregoi zhgënjimin e tij duke bërtitur drejt Lukakut me duart lart.

Related posts

Juve e Bayerni e duan gjithashtu Richarlisonin

Sadik.Autor

LIVERPOOL-WOLVES/ Klopp i duhet një fitore me çfarëdo rezultati (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

COPA LIBERTADORES/ Debuton ende “foshnje”, shkruan historinë e Amerikës Latine

Delo.autor

Leave a Comment