Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Humbja ndaj Tiranës, trajneri i Kastriotit: Do kërkoj dorëheqjen

Humbja ndaj Tiranës, ka zhytur në krizë skuadrën e Kastriotit e cila e sheh veten në fundit e tabelës me 4 pikë në 7 ndeshje.

Duke u nisur nga kjo situatë jo e mirë në kampin krutan, trajneri Plori ka zbuluar menjëherë pas ndeshjes, se do të bisedojë me drejtuesit dhe do t’iu kërkojë atyre largimin. Gjithsesi gjithçka pritet të konfirmohet në orët e ardhshme, rreth të ardhmes së trajnerit shkodran.

“Nuk bëhet çdo gjë me zemër. Duhet të kesh dhe mundësi për të arritur ato. Do u kërkoj drejtuesve si të ndryshoj diçka. Do u kërkoj dorëheqjen drejtuesve. Kam vendosur t’ua kërkoj drejtuesve dhe nuk jam nga ata që e lënë skuadrën në baltë. Do e kërkoj sepse skuadra ka nevojë për pikë dhe duhet të rrijë në Superligë kështu që duhet të ndryshojë diçka.” – tha trajneri Plori pas ndeshjes.

Related posts

SKRINJAR “bën me zemër” INTERIN, REFUZON rinovimin e kontratës dhe KËRKON…

Isa.Autor

Punë e kryer! Gerrard po bëhet trajner i kësaj skuadre

Sadik.Autor

U SHPALL KAMPION I ITALISË/ Festa elektrizuese e tifozëve të Interit në Piazza Duomo, nuk mungon as… flamuri shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment