Futboll Sport

Kokë DERRI, DERË MAKINE, lodra SEKSI dhe 9 gjëra të çuditshme të hedhura në fushat e futbollit

Asnjëherë nuk duhet të hedhësh diçka në fushë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur raste kur objekte nga më të ndryshmet kanë përfunduar mbi bar. Më poshtë keni 9 objektet më të çuditshme të gjetura në fushën e lojës.

Kokë derri

Rasti më i famshëm ka ndodhur më 2002 kur tifozët e Barcelona-s kanë hedhur një kokë derri drejt Luis Figo-s. Ylli portugez ishte armiku numër një pasi u transferua te rivalët e Clasico-s Real Madrid.

Derra plastikë

Teksa ajo e hedhur drejt Figo-s ishte një kockë prej vërteti e një derri, tifozët e Charlton Atheltic dhe Coventry City janë bashkuar në protestën kundër bordeve të klubeve të tyre në tetor të 2016 duke hedhur qindra derra plastikë në fushë, duke bërë që ndeshja të ndalej.

Topa tenisi

Më 2016, tifozët e Borussia Dortmund, të irrituar nga rritja e çmimit në Bundesliga, kanë lëshuar një numër të madh topash tenisi në fushë gjatë çerekfinales së Kupës së Gjermanisë ndaj Stuttgart.

Motori

Në vitin 2001, tifozët e Inter i vodhën një motor tifozëve të Atalanta-s dhe e futën brenda në San Siro duke e hedhur nga shkallët e sipërme të stadiumit. Teknikisht motori nuk zbriti asnjëherë në fushë, por gjithsesi ia vlen të përmendet si incident.

Lodra seksi

Liverpool kaloi një sezon të suksesshëm më 2001 duke fituar EFL dhe FA Cup. Por Gary McAllister mban mend ndeshjen e fundit të sezonit ndodhi diçka e çuditshme. Ishte një objekt që fluturoi në fushë, pikërisht një lodër seksi e madhe.

Leva kompjuteri

Ka shumë të rinj që e marrin seriozisht lojën e FIFA-s, por disa e marrin aq seriozisht sa që i sjellin levat me vete në stadium. Gjatë ndeshjes së Young Boys dhe Basel në kampionatin zviceran muajin e kaluar, në fushë janë hedhur leva kompjuteri.

Karrocë ndërtimi

Dihet që tifozët e Amerikës së Jugut janë gjaknxehtë dhe në çerekfinalen e Copa Libertadores mes America dhe Sao Ceatano më 2004, përveç shisheve dhe monedhave është hedhur edhe një karrocë ndërtimi brenda në fushë.

Derë makine

Në ndeshjen mes Kilit dhe Zelandës së Re në Kupën e Botës 2002, nxehja e ekipeve është ndërprerë kur një tifoz solli një derë makine brenda në fushë.

Lakër

I shkreti Steve Bruce. Trajneir i Aston Villa-s e pësoi keq në ndeshjen e fundit të ekipit ndaj Preston. Një tifoz i klubit ka hedhur një lakër drejt trajnerit.

Related posts

“PROJEKTI I KLUBIT MË MAHNITI”/ Kumbulla: Di si t’i paraprij kundërshtarit dhe të jem agresiv

Delo.autor

LISTA PËR SFIDËN NDAJ LEGANES/ Zidane përjashton dy yjet e ekipit, nuk ka festë për ta!

Delo.autor

Pele “kërcënon” Mbappe: “Nëse vazhdon rekordet, atëherë do të fshij pluhurin nga këpucët e mia…”

Sadik.Autor

Leave a Comment