Futboll Shqipëri Sport

TRASHI zbulon sekretin e suksesit: GEGËN e kemi shok, Premioja pas derbit? Presidenti na vlerësoi…

Mesfushori i Partizanit Lorenc Trashi realizoi një tjetër paraqitje mbresëlënëse në këtë sezon me Partizanin. Në një prononcim për “Supersport” ai theksoi se ecuria e mirë e Partizanit vjen si pasojë e klimës dhe atmosferës që ekziston në skuadër dhe marrëdhënies shumë të afërt me teknikun Gega. Në lidhje me mosgrumbullimin për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares, 26-vjeçari është treguar modest dhe pa pretendime duke theksuar se i duhet ende të presë që të marrë ftesën me kuqezinjtë.

“Ndeshja? Bëmë një paraqitje shumë e mirë. Vinim nga një ndeshje jo shumë e mirë në derbi, por morëm tre pikët. E studiuam mirë ndeshjen. Çunat bënë mirë.

Kombëtarja? Çdo lojtar do të grumbullohet një herë me kombëtaren. Është kulmi i karrierës së tij. Nuk mund të komentoj pse nuk më kanë marrë në grumbullim. Më mbetet të pres.

Çelësi i ecurisë së mirë? Ekipet e Partizanit vjet dhe parvjet media na ka bërë kampion para kohe. Tifozët nuk kanë pasur besim te ky ekip në fillim. Në lidhje me drejtorin Rama dhe Gega kanë bërë një punë shumë të mirë. Na qëndrojnë pranë. Trajneri është si shok me ne.

Premioja pas derbit? Presidenti na vlerësoi shumë mirë”, deklaroi pas sfidës ndaj Teutës Trashi.

Related posts

Heynckes: Malcom është në fokusin e Bayern Munich

Q.Autor

PERFORCIMI I PARË/ Koeman do yllin e Liverpoolit në Barcelonë

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan kërkon mesfushorin e United-it për sezonin e ardhshëm

Q.Autor

Leave a Comment