Futboll Premier League Sport

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Sane: Kënaqem kur më kritikojnë Guardiola dhe…

Leros Sane i Manchester City-t ka thënë se nuk shqetësohet nga kritikat e muajve të fundit dhe është i fokusuar për t’u përmirësuar sa më shumë. Sane u përjashtua nga skuadra gjermane për Kupën e Botës dhe luajti vetëm 30 minuta në tre ndeshjet e para të Premier League këtë sezon.

“Më pëlqejnë sfidat, sidomos me Pep Guardiolën,” shprehet Sane për Sport 1 pas fitores 2-1 ndaj Hoffenheim në Champions League ditën e martë.

“Trajneri i Gjermanisë Jogi Low dhe Pep Guardiola e dinë shumë mirë si të sillen me mua. Të marrë kritika nga këta trajnerë të mëdhenj më kënaq disi.

“Kritikat janë normale në futboll. Por unë fokusohem vetëm te vetja ime. Dua të përmirësohem. Hapi i radhës është të jem një titullar në kombëtare dhe të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj te City.”

Related posts

Atletico Madrid, Simeone kërkon 8 blerje në merkaton e verës…

Q.Autor

A vuloset titulli në El Clasico? Barça drejt titullit të shtatë në 10 vite

Sadik.Autor

U RRËZUA VETË DUKE GODITUR TOKËN/ Gafa e vitit shpërblehet me penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment