Futboll Seria A Sport

Milani mesazh UEFA-s: Të trajtohen njësoj të gjithë (FOTO+VIDEO)

Në pritje të vendimit të UEFA-s, Milani i ka dërguar një mesazh UEFA-s. Te “Djalli” ekziston frika se dënimi i institucionit numër 1 të futbollit evropian do t’i shkatërrojë klubit punën e madhe të një sezoni duke i përjashtuar ata nga Liga e Evropës. Sigurisht që kjo do të reflektojë në dëme financiare dhe në dëmtimin e ekipit, pasi shumë objektiva nuk do të pranojnë që të luajnë në një skuadër që nuk merr pjesë në një kompeticion evropian.

“Në pritje të vendimit të UEFA-s, duam që të ndajmë me ju disa fakte thelbësore. Ne presim barazimi, gjykime të bazuara në fakte dhe rregulla të barabarta për të gjithë”. Mesazhi u Milanit u publikua në llogaritë e veta në rrjetet sociale, shoqëruar edhe më një video.

Sot pritet që të shpallet vendimi nga Dhoma e gjykimit të UEFA-s në lidhje me shkeljet e regjistruara nga 2014 deri në 2017 për Fair Play-n financiar. Sipas medieve italiane, UEFA mund të vendosë që për shkak të këtyre dy shkeljeve ta përjashtojë “Djallin” për dy vite nga kompeticionet evropiane.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Nuk po gjen hapësira me PSG, Mauro Icardi mendon seriozisht largimin

Delo.autor

“ÇMENDET” MILANI/ Ideja e fundit për merakton, kërkojnë rikthimin e një LEGJENDE

Isa.Autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Një sulmues shqiptar në Top 5-en europiane për Këpucën e Artë

F.autor

Leave a Comment