Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU SËRISH ME GOL NË PREMIER/ Shihni notën dhe statistikat e Brojës për ndeshjen ndaj Brighton (FOTO)

Armando Broja është bërë përsëri protagonist me gol këtë fundjavë në kampionatin anglez të futbollit. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tij të tretë në Premier Ligë në duelin e Sauthempton ndaj Brajton.

Një ndeshje ku ai nuk u dallua vetëm sepse tundi rrjetën, por edhe se ishte vazhdimisht një rrezik për kundërshtarët me shpërthimet e tji ai dhe për portën kundërshtare me disa tentativa në kuadrat.

Faqja e specializuar për statistikat, SOFA SCORE, ka përpiluar të dhënat për PANORAMA SPORT, teksa ka treguar se në fazën sulmuese Broja ka çuar 3 nga 4 gjuajtjet e tij në këtë ndeshje në kuadrat, me njërën prej tyre që u ndal në rrjetë.

Njëkohësisht, ai ka realizua 3 nga 5 driblimet që provoi, si dhe ka dërguar në destinacion 12 nga 15 pasimet që ka tentuar, duke treguar se ka nisur të jetë edhe më altruist, siç i kërkohet vazhdimisht nga trajneri. Një paraqitje e cila i ka siguruar notën 7,5 sulmuesit shqiptar, i cili po kthehet gjithnjë e më shumë në një protagonist në kampionatin anglez.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Vllaznia në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-1

Delo.autor

CONTE E KËRKOI TEK INTER/ Sulmuesi i Italisë zyrtarizohet tek rivalët e “Zikaltërve”…

Delo.autor

Ze MARIA dhe “kriza” e trajnerëve të huaj, SUPERIORJA shumë e rëndë për teknikët e jashtëm

Isa.Autor

Leave a Comment