Albanian Stars

(VIDEO) Nga klandestin në kapiten skuadre, historia e pabesueshme e shqiptarit në Itali

Kur shqiptari Klaudio Ndoja mbërriti në Itali njëzet vjet më parë, ai nuk kishte as letrat italiane, ku jetoi për një kohë të gjatë si një klandestin.

Por e gjithë kjo sakrificë u shpërblye dhe një ditë shqiptari arriti të lërë gjurmë në vendin fqinj, duke ngjitur shkallët e karrierës, derisa arriti të bëhej kapiten i basketbollit të Virtus, në Bologna të Italisë, shkruan Shqiptarja.com.

Historia e tij është e denjë për t’u thënë dhe dëgjuar, aq shumë sa shkrimtari Michele Pettene vendosi të bëjë një libër: Vdekja është e sigurt, jeta nuk është!, parathënia e të cilit është bërë nga Giammarco Pozzecco.

Klaudio Ndoja, me origjinë shqiptare, tregoi historinë e tij sa të vështirë, aq edhe të bukur, para studentëve të shkollës së mesme në Boiardo, në ditën botërore të emigrantëve.

Related posts

Zyrtare: Naser Aliji transferohet në Itali

Q.Autor

(VIDEO) Reagimi i Granit Xhakës pas humbjes ndaj Bournemouth po bën xhiron e rrjetit

Q.Autor

Ndërhyrje horror ndaj Mertens, Gjimshiti masakrohet nga ofendimet: Nuk ke lidhje me futbollin!

Q.Autor

Leave a Comment