Formula 1 Të tjera

Red Bull pranë revolucionit, mund të ndryshojë motor sezonin e ri

Makina Red Bull mubnd të bëjë një revolucion në të ardhmen, duke braktisur motorin Renault, që e përdor prej 7 vitesh. Kontrata me motorin francez skadon në fund të këtij viti, ndaj drejtori sportiv i makinës austriake Chris Horner ka nisur që tani të mendojë për të ardhmen.

Ideja është që Red Bull të përdorë motorin Honda duke nisur nga viti 2019, por kjo me një kusht. “Ne do të monitorojmë paraqitjen e motorit japonez te makina Toro Rosso që në muajt e parë dhe më pas do të vendosim. Kemi kohë për të marrë nje vendim”, tha Horner.

Por Horner pranon se Honda është vetëm një alternativë, pasi skuadra mund të vazhdojë bashkëpunimin me Renault apo të gjejë një motor tjetër. “Kemi shumë opsione për 2019-ën, ndaj nuk do të nxitohemi dhe të marrim një vendim të gabuar.

Vendimi do të merret brenda tetorit, në mënyrë që të nisim përgatitjet për të ardhmen. Honda ka traditë në Formula 1, kanë ambicje dhe dëshirë të bëjnë mirë pas disa viteve zhgënjim”, tha Horner, referuar dështimit që Honda pati me makinën McLaren gjatë sezoneve të fundit në garat e Formula 1.

Related posts

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kundër CAS: Nuk lejon sportistët rusë në Olimpiadë

Q.Autor

Majlinda Kelmendi, heroinë e Kosovës dhe legjendë e xhudos

Q.Autor

ËSHTË KAMPIONE E VETME OLIMPIKE E KOSOVËS/ Xhudistja Kelmendi flet për arsyen pse s’iu vendos statuja në Prishtinë

Delo.autor

Leave a Comment