Futboll Shqipëri Sport

SHPËRHTEN BRAÇE/ Deputeti bën avokatin e PARTIZANIT, MLLEF dhe IRONI ndaj DUKËS dhe…

Në seancën e sotme të Parlamentit Shqiptar, deputeti Erion Braçe është ankuar se ministri Arben Ahmetaj nuk i është përgjigjur në kohë, sipas përkufizimeve kushtetuese, interpelancës së kërkur prej tij. Bëhet fjalë për kontrollin tatimor e fiskal ndaj FSHF-së, të kërkuar prej tij si kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Por, “lufta” e deputetit të majtë duket e gjithanshme, të paktën mediatikisht, me drejtuesit aktualë të futbollit në Shqipëri.

Pasi ka parë e shijuar fitoren 3-0 të Partizanit (skuadrës së tij të zemrës) ndaj Teutës, Braçe ka hedhur një status plot shpotitje dhe ironi në rrjetet sociale, duke shigjetuar drejtuesit e federatës dhe kombëtares, se nuk kanë sy për t’i parë disa nga lojtarët e shkëlqyer të Partizanit:

”A e patë Partizanin mbrëmë?! Po këtë djalin, Asanin, a e patë? Po dy golat, ndihmën e tij ndaj ekipit, por edhe zhgarravitjen e mbrojtësve gojtarë e me përvojë?! Po atë aksionin me tri prekje, Trashi-Bardhi-Mensah, dhe gol në 15 sekonda, a e patë? Nuk po ju pyes a e vëzhguat, thjesht dua të di; a po ju kënaq?

Po Bardhin se si vrapon, shërben, madje si e hedh pasin e fundit, a e patë? Ej, në Europë, këta që bëjnë këtë, domethënë që dinë si të japin pasin e fundit, i paguajnë sa ”frëngu pulën”, nuk i trajtojnë si Armando pulën! Tani, a i dëgjuat nja pesë a gjashtë emra te kjo lista e Shqipërisë? Sii, nuk i njihni?! Po ç’rëndësi ka, i njohin menaxherët rreth e rrotull Shqipërisë, s’ka ç’ju duhet ju!”

 

Related posts

EDEN HAZARD-MESSI/ “El Clasico” në merkato përfundon barazim, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Liverpool, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-2

Delo.autor

KRITIKON TRAJNERIN ANCELOTTI/ Muller: Pas Guardiola-s, Bayern u kthye në një “Far West”…

Delo.autor

Leave a Comment