Futboll La Liga Sport

CAPELLO zbulon detaje për RONALDOS: Nuk mendonte për FUTBOLLIN, në karrierën time është…

Fabio Kapelo ka folur për sezonin 2006-2007, vit në të cilin ai ishte në krye të Realit të Madridit. Ai ka rrëfyer për marëdhënien me Ronaldon dhe si e cilësonte atë mbipeshë. Por italiani pranon se ai është futbollisti më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë.

“ Ronaldo peshonte 96 kilogram te Reali dhe nuk po ia dilja ta dobësoja. Ajo që mendoja ishte se kur ai fitoi Kupën e Botës ishte 84 kilogramë dhe tani peshon 96. Kishim në sulm atë dhe Van Nisterloin, mendoja se mund të fitoja gjithçka, por ne humbë 3 takime rresht”, komenton italiani.

“E largova Ronaldon nga ekipi dhe vendosëm të rifillonim nga e para. Ai kishte arritur marrëveshje me një ekip arab dhe unë e sygjerova të shkonte te Milani, megjithëse ai mendonte për gjithçka përveç futbollit. Ronaldon e konsideroj më të mirin që kam stërvitur ndonjëherë në karrierën timë”, përfundoi Kapelo.

Related posts

Shokohet bota e futbollit/ Vritet futbollisti i njohur kolumbian

Sadik.Autor

Kristi Vangjeli largohet nga Skënderbeu, zgjedh Greqinë prej familjes

Sadik.Autor

Surprizon Bottas/ Fiton “pole position” në Sochi, ndjekin Hamilton e Vettel

Isa.Autor

Leave a Comment