Futboll Kombëtarja Sport

Premtimi vjen nga mbrojtja/ Isufi dhe Ismajlgeci “karikojnë” Shqipëria U-19

Sot, në ambientet e resortit “Tropikal”, në Durrës, kanë dalë përpara mediave dy futbollistët e radhës të kombëtares U-19, Enes Isufi dhe Marsel Ismajlgeci. Ata janë grumbulluar nga trajneri Erion Bogdani për eliminatoret e Europianit U-19. Shqipëria bën pjesë në grupin e 8-të, së bashku me Norvegjinë, Sllovakinë dhe Ukrainën. Ndeshjet do të zhvillohen nga data 10 deri më 16 tetor në “Niko Dovana” të Durrësit dhe në stadiumin e Kamzës.

“Kemi disa ditë që po stërvitemi, shokët e skuadrës janë gati, të gjithë mezi i kemi pritur këto ndeshje dhe në çdo seancë stërvitore po japim 100 % nga vetja. Duam të dalim sa më mirë në këto ndeshje eliminatore. Shpresojmë shumë të dalim të parët në grup. Ende nuk jemi i plotë si grup, pasi presim edhe disa lojtarë të tjerë, që të vijnë. Sa iu përket kundërshtarëve, e dimë se ato janë ekipe të forta, por ne kemi objektivat tona. Kemi disa grumbullime me të njëjtin grup shokësh dhe kemi ndërtuar marëdhënië shumë të mira”, – u shpreh në fjalën e tij mbrotjësi Enes Isufi.

Ndërsa mbrojtësi tjetër, Imajlgeci, nënvizoi: “Grumbullimi po shkon shumë mirë, jemi stërvitur fort dhe të gjithë po japim maksimumin. Shpresoj që gjithçka të ecë mire, edhe në ndeshje. Në fakt, u bënë disa grumbullime që jemi të gjithë së bashku dhe mendoj se jemi përshtatur me lojën e njëri-tjetrit. Gjatë gjithë kohës rrimë bashkë dhe jemi të afërt, si në fushë, edhe jashtë saj”.

Related posts

Katër klube pas Marko Cetkovic, ja kush është favoriti kryesor për shërbimet e mesfushorit

Sadik.Autor

‘Ëndrra’ për t’u transferuar tek Barcelona i ka kushtuar shtrenjtë Coutinhos, ja sa ka paguar nga xhepi braziliani

Q.Autor

“MBRETI ME TOPIN E ARTË”/ Shihni çfarë bëjnë TIFOZËT kur Luka MODRIC del nga stadiumi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment