Futboll Sport

Flet trajneri i Belgjikës: Januzaj do e ndihmojë shumë ekipin, ja pse nuk e grumbullova Naingolanin

Lënia jashtë listës së Botërorit të mesfushorit të Romës, Raxha Naingolan, shokoi të gjithë opinion sportiv. Në një prononcim për mediat, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez sqaroi se ishte një zgjedhje taktike. Martinez foli gjithashtu edhe për përfshirjen e mesfushorit shqiptar, Adanan Januzaj në listën paraprake.

“Naingolan është një lojtar i fortë. Por vendimi është për arsye taktike. Në dy vitet e fundit ekipi ka punuar në një mënyrë specifike dhe janë lojtarë të tjerë që i kanë ato role. Ne e dimë potencialin që ka Januzaj. Ai është një lojtar që mund të ndihmojë shumë ekipin në mënyrën se si ne duam ta ndërtojmë lojën tonë”, u shpreh trajneri i Belgjikës, Martinez.

Related posts

Ngjitën ekipet në elitë, Nikaj dhe Ze Maria në një drejtim

Sadik.Autor

Munguan në ndarjen e çmimeve/ Presidenti i FIFA-s merr masa për MESSIN dhe RONALDON

Isa.Autor

Formacionet e mundshme: Sevilla – Man Utd

Q.Autor

Leave a Comment