Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Protestojnë korçarët, Muzaka pretendon për 11-metërsh (VIDEO)

Po luhet në Korçë super sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit, e cila do të përmbyllë edhe javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Korçarët vijnë në këtë përballje pas humbjes ndaj Teutës në Durrës dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja, përballë Kukësit të Armando Cungut. Situatë mjaft e mirë për verilindorët që kanë fituar në 4 përballjet e fundit Një triumf në Korçë do ta barazonte Kukësin me vendin e parë që momentalisht mbahet nga Partizani.

2 pikë është diferenca mes Kukësit dhe skuadrës së Orges Shehit. Oto Xhon e nis si titullar sfidën e sotme, duke zënë vendin e Krasniqit.  Ndërkohë për sa i përket Kukësit, Cungu ka ulur në stol Limajn dhe Ethemin, ndërkohë që minuta e parë është aktivizuar Çyrbja.

LIVE| Skënderbeu-Kukësi 0-0

KOMENTI LIVE: 

7′ Gjergji Muzaka rrëzohet në zonën e Kukësit dhe pretendon për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Meta. Protestojnë korçarët.

6′ Kukësi kërkon të rrezikojë me një krosim nga e djathta, por ndërhyn aty Bruno Dita, që largon rrezikun.

1′ Ka startuar super sfida në Korçë. Edhe pse klubi i Skënderbeut pagoi gjobëm që tifozët të ishin të pranishëm në stadium, pjesmarrja është e ulët.

Related posts

Kombëtarja braziliane rikthehet në Rio, vetëm 7 futbollistë “mbijetojnë”

Isa.Autor

ULTIMATUMI PËR FINANCAT/ Situatë kritike me 4 klubet e Superiores, ja hapat që do ndiqen

Delo.autor

MERKATO “BOMBË”/ Ja cila është kërkesa e Lopeteguit për presidentin Perez…

Isa.Autor

Leave a Comment