Futboll Sport

“PIPPO INZAGHI I RI”/ Gatusso: Ja kush është ai, kemi mundësi për më mirë

Milani triumfoi në ndeshjen e dytë të Ligës së Europës dhe i dha vazhdimësi suksesit në kampionat (fitores me Sassuolon). Sidoqoftë, trajneri Gennaro Gattuso u shfaq jo plotësisht i kënaqur, pas ndeshjes, duke kritikuar të paktën një orë të lojës së të tijve.

I intervistuar nga mikrofonët e “Sky Sport”, trajneri kuqezi tha: “Jam i kënaqur me rezultatin, por mund dhe duhet të bëjë më mirë. Nëse nuk do të barazonte (1-1) Cutrone, nuk e di se si do të përfundonte ndeshja. Ai nuk është 100%, por për mënyrën se si po sillet është shumë i çmuar.

Calhanoglu ka nevojë për të fituar besim, për të qenë më i qetë. Ai është një djalosh inteligjent, por nganjëherë mendon shumë. Higuain nuk ishte në më të mirën e tij, por ka shënuar një gol të madh. Ne e dinim se do të duhej të luante së bashku me një tjetër në sulm. U përpoqëm ta ndihmonim me Castillejo, në fillim, pastaj me Cutrone.

Ibrahimovic? Unë flas vetëm për lojtarët që kam në dispozicion. Ndonjëherë mendimet nuk thuhen, sepse mbesin vetëm mendime. Përkundër fitores 3-1, nuk jam plotësisht i kënaqur me lojën. Ne duhet të gjejmë kompaktësinë. Cutrone? Unë shpresoj se do të bëhet Pippo Inzaghi i ri, por duhet të jetë me këmbët në tokë”.

Related posts

E PABESUESHME/ Humbja më e thellë nën drejtimin e Atletikos. Ja çfarë thotë Simeone për Dortmundin

Isa.Autor

SHPEJTËSI E ADMIRUESHME/ “Kuqezinjtë” e Milan-it në fushë me 3 “supersonikë”

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp zbulon arsyen pse zgjodhi Liverpool dhe tregon si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment