Futboll Seria A Sport

BOMBERI QË PO ÇMEND ITALINË/ Piatek: Rekordi i Batistutës i vështirë, pas gjashtë muajsh…

Tetë gola në Seria A këtë sezon, dhe ka shënuar në çdo ndeshje që ka qenë prezent në fushë. Tani, të gjithë ekipet e mëdha janë në kërkim të Kristof Piatek, talentit të xhenovezëve. Bomberi kuqeblu, nga i panjohur kur erdhi këtë verë në Itali, është një nga sulmuesit më që po lë gjurmë gjithmonë e më shumë.

Në një intervistë për rrjetin mediatik DAZN, Piatek shprehet: “Në ndeshjet e radhës do të përballemi me ekipe si Juve dhe Interi, të cilët të japin shumë pak, ose më mirë aspak hapësira për të shënuar. Do të përpiqem, dhe dua të shënoj në të gjitha ndeshjet që luaj. Rekordi i Batistutas? Do të jetë e vështirë të arrij rekordin e tij, dhe të shënoj në 11 ndeshjet e para. Vitin e kaluar isha i bindur që do kaloja në një kampionat më të mirë. Tani, kam vetëm dy muaj e gjysmë këtu, dhe pas gjashtë muajsh, nuk ia kam idenë se ku do jem.” – deklaroi Piatek.

Related posts

E PAZAKONTË/ Mason Greenwood i shtang të gjithë, mendon martesën me vajzën që e akuzoi për përdhunim

F.autor

U PËRFOL SE PO “GJUANTE” TAYAN/ Ylli i Real Madrid sqaron gjithçka… (FOTO)

Delo.autor

STATISTIKAT E PAZAKONTË/ Ja goditjet e “Pleshtit” në 5 vite drejt portës së “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment