Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Guardiola apel për tifozët e Liverpoolit: Mos na sulmoni

Manchester City kthehet në “Anfield Road” për të luajtur kryesfidën e javës në Premier Ligë.

Por duket se skuadra e Pep Guardiolës e ndjen veten të kërcënuar, pasi vitin e kaluar tifozë të “The Reds” sulmuan autobusin e ekipit nga Manchesteri.

Liverpooli kishte kërkuar falje për dëmin e shkaktuar dhe kishte dënuar veprimet e individëve të përfshirë.

Është diçka për Liverpoolin, jo për mua. Mënyra më e mirë për ta mbrojtur autobusin është që tifozët e Liverpoolit të shkojnë në stadium më herët. Pse duhet të jetë policia atje? Për çfarë? Ne arrijmë atje, të dyja palët, për të luajtur një lojë të Ligës Premier. Do të doja që policia të kthehej në shtëpi në familjet e tyre, ta pinte një birrë dhe ta shikonte shfaqjen. Kjo është ajo që duhet të bëjnë. Por kjo varet nga njerëzit e Liverpoolit, jo nga Manchester City”, ka thënë Guardiola.

Related posts

MBI MUNGESËN E IBRAHIMOVIC/ Pioli: Do ishte titullar ndaj Liverpool, tani kam dyshime për…

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Publikohen datat e edicionit të ri. Ja ku pritet të luhet finalja

Delo.autor

Premier League prezanton topin e ri “The Merlin”

Sadik.Autor

Leave a Comment