Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ CASSANO “bëhet” me ekip, të hënën nis stërvitjen me…

Antonio Cassano kthehet në trajnim me një ekip profesional, konkretisht me Virtus Entella. Sulmuesi barez, megjithatë, nuk është zyrtarisht i angazhuar me klubin ligurian, i cili tani për tani do t’i lejojë ish-lojtarit të Sampdorias vetëm të stërvitet nën urdhrat e Boscaglia. Tani për tani.

“Virtus Entella njofton se ka pranuar kërkesën e Antonio Cassanos, që nga e hëna e ardhshme ai të stërvitet me ekipin e parë, nën urdhërat e teknikut Roberto Boscaglia, pa asnjë lidhje kontraktuale”, – është deklarata e lëshuar nga klubi në fjalë, në faqen zyrtare të tij.

Kujtojmë se Virtus Entella ishte ekipi i dy futbollistëve shqiptarë në sezonin e kaluar, Naser Aliji dhe Azdren Llullaku, në Seria B, por kuqezinjtë nuk e bënë të mundur mbijetesën në këtë kategori të futbollit italian. Edicionin aktual, Virtus Entella është pjesë e Seria C.

Related posts

Ricciardo sheh titullin/ Botëror interesant, duhet vijueshmëri në rezultate

Sadik.Autor

Lopetegui aspak si Zidane/ “Yjet” e REALIT të mërzitur me rregullat e reja

Isa.Autor

“DO TË DUHEJ NJË RREGULLORE…”/ Presidenti i Bayern: E kemi të pamundur të ndjekim shembullin amerikan

Delo.autor

Leave a Comment