Futboll Shqipëri Sport

E PAZAKONTË/ Lojtari i KORABIT shënon dhe përfundon në… SPITAL (VIDEO)

Ekipi i Korabit barazoi ditën e sotme, 2-2 në transfertë ndaj Ilirisë. Në ndeshjen e luajtur në Fushë-Krujë, ekipet ndanë nga një pikë, por një episod i rrallë ndodhi në minutën e 88-të.

Ishte lojtari Murrja i dibranëve, i cili mori përsipër të realizonte një penallti të akorduar në favor të ekipit të tij, teksa ndeshja shënonte barazim 1-1. Murrja ia doli të shënonte me sukses me të majtën, por menjëherë sapo çoi topin në rrjetë, ndjeu dhimbje të mëdha në këmbën e djathtë.

Pasi shënoi 11-metërshin, ai i bëri menjëherë thirrje mjekëve të ekipit, që të shkonin drejt tij, pasi dukej që bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë. Ai përfundoi në spital menjëherë pas sfidës, e cila për fatin e tij të keq, u barazua pak minuta më vonë, nga Gjokeka, për t’u mbyllur në barazim 2-2.

Related posts

“AZZURRËT” KANË LUAJTUR NJË NDESHJE TË MADHE”/ Lippi: Ja çfarë më ka befasuar nga Italia e Mancini-t

Delo.autor

MBAPPE HYN NË HISTORINË E FRANCËS/ 4 golat e shënuar ndaj Kazakistanit thyejnë rekordin 63-vjeçar

Delo.autor

E BUJSHME/ Sergio Ramos pranon uljen e rrogës, por me një kusht

Delo.autor

Leave a Comment