Futboll Premier League Sport

BEFASON PORTUGEZI/ Mourinho sulmon RËNDË gazetarët: Shkoni në të…

Nga ferri në parajsë, Jose Mourinho ia ka dalë sërish të largojë zërat për pushim nga puna, të paktën për momentin.

Trajneri portugez me siguri ka parë fundin në pushimin e ndeshjes kundër Newcastle, me disavantazhin e dy golave dhe një skuadër të shpërfytyruar në fushë.

Pas fitores dramatike 3-2, Mou ishte një furtunë e vërtetë, duke u kthyer nga kamera dhe duke thënë diçka në gjuhën portugeze.

Askush nuk e kuptoi në transmetim direkt, por më pas portugezë të ndryshëm zbardhën fjalët e tij, që duhet të kenë qenë “fodas filhos de puta”, që pak a shumë përkthehet kështu, “shkofshi në të sëmës, bij k****sh”. Nuk mbaroi me kaq, sepse Mourinho hodhi edhe ujë drejt kameras, tjetër mesazh për gazetarët, që tashmë ai i konsideron armiq të betuar.

“Jam 55 vjeç dhe deri tani nuk kisha parë një gjueti të tillë shtrigash”, tha Mou pas ndeshjes, duke akuzuar hapur gazetarët dhe analistët se duan ta largojnë sa më shpejt nga drejtimi i United. Për momentin, fitues është Mourinho.

Related posts

E FRIKSHME/ Lojtarin që e kërkoi MILANI e PLAÇKISIN dhe i vjedhin të gjithë…

Isa.Autor

TËRBOHET Tottenham/ Ofron një shumë marramendëse për dyshen e Lazios

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Sheiku i klubit të Premier League piketon mbrojtësin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment