Futboll La Liga Sport

FLET KAPITENI MADRILEN/ Ramos: Shkarkimi i Lopeteguit do të ishte çmenduri

Pas humbjes tronditëse të Real Madridit 1-0 ndaj Alavesit, kapiteni madrilen Sergio Ramos ka insistuar se shkarkimi i trajnerit Julen Lopetegui tani do të ishte çmenduri.

Ish-trajneri i Portos dhe Spanjës ka bërë fillimin më të keq të sezonit nga të gjithë trajnerët tjerë të Real Madridit nën presidencën e Florentino Perezit, pasi tashmë i ka humbur katër ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, Real Madridi ka 6 orë e 49 minuta pa shënuar gol, duke bërë që të flitet për shkarkimin e mundshëm të trajnerit.

Ramos, megjithatë, mendon se të konsiderohet një gjë e tillë në këtë fazë është çmenduri.

“Nganjëherë është më mirë ta ndërrosh trajnerin dhe nganjëherë nuk është, por është shumë herët të flitet për këtë dhe nuk është në duart e lojtarëve të marrin një vendim të tillë”, tha Ramos.

“Tjerë njerëz i marrin këto vendime, por asnjëherë nuk është mirë ta ndryshosh trajnerin, do të ishte çmenduri”, shtoi ai.

 

Related posts

“KRITIKAT DHE VËRSHËLLIMAT NUK MË BEZDISIN”/ Morata: E kam patur të vështirë të ngrihesha nga…

Delo.autor

Bastet e “çmendura” zgjedhin fituesin e Champions Leagues, ja koeficientët

Sadik.Autor

EKUBAN I SJELL FAT EKIPIT/ Futet dhe shënon sërish në Turqi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment