Futboll Seria A Sport

INTERI pa një KROAT drejt Spalit, trajneri përgatit SUPER formacionin me motiv 3 pikët

Pas suksesit 1-2 në Holandë ndaj PSV-së, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Interi do të udhëtojë nesër drejt Emiglia Romagnas, për t’u ndeshur me Spalin në takimin e vlefshëm për javën e 8 të kampionatit italian.

Luciano Spalletti do të duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit kroat, Marselo Brozoviç, i cili nuk do të udhëtojë me skuadrën, për shkak të një problemi muskulor, të evidentuar në stërvitjen e paradites së sotme.

Në vend të kroatit, në regji pritet të luajë spanjolli Borja Valero, ndërsa Luciano Spalletti po planifikon disa ndryshime të tjera në formacion, për të përdorur lojtarët që kanë luajtur më pak dhe gëzojnë një formë më të mirë sportive.

Kështu në qendër të mbrojtjes do të jetë radha e Stefan De Vrij për të pushuar, ndërsa në formacion do të luajnë Skriniar dhe Miranda, me brazilianin që pa nga stoli ndeshjen ndaj holandezëve të PSV-së.

Edhe në krahun e majtë të mbrojtjes pritet që të luajë Dalbert, me brazilianin që do të lërë pushim ganezin Asamoah, ndërsa krahas Borja Valeros në mesfushë, ka edhe një balotazh mes Vecinos dhe Gagliardinit, me italianin dukshëm të të favorizuar.

Në sulm do të konfirmohet Icardi në majë, i mbështetur nga Nainggolan në qendër dhe Perisiç nga e majta, ndërsa në krahun e djathtë këtë herë pritet të luajë Keita Balde, një sulmues i ardhur në huazim nga Monaco, por që ka gjetur pak hapësira në këtë fillim sezoni.

Interi vjen pas 3 fitoresh radhazi dhe aktualisht ndodhet në vendin e 4-t me 13 pikë të grumbulluara, teksa në transfertën ndaj Spalit do të kërkojë triumfin, për të mos u shkëputur edhe më shumë nga Juventusi kryesues.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 17 minutash lojë, Vlasic ndëshkon Skocinë. shpërthen festa në ”Hampden Park” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja West Ham-Manchester City, nis pjesa e Dytë. Rezultati 0-1

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Fitoi dy medalje ari në peshëngritje, kinezi ngriti 313 kg me një këmbë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment