Formula 1 Sport

HAMILTON i jashtëzakonshëm edhe në Suzuka, Vettel “lanë duart” për TITULLIN

Lewis Hamilton hedh edhe një hap tjetër drejt titullin kampion bote në Formula 1, pas triumfit që korri mëngjesin e sotëm në garën e Çmimit të Madh të Japonisë, garë e cila u zhvilluar në pistën e Suzuka. Ky është suksesi i nëntë sezonal për pilotin britanik të Mercedes, që tashmë shkon në 67 pikë avantazh karshi Sebastian Vettel në renditjen e përgjithshme, ndërkohë që kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi. Një triumf i merituar i Hamilton, që e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke mos e lëshuar asnjëherë kreun dhe duke përfituar nga gabimet e rivalëve të tij.

I dyti u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, ndërsa në podium u ngjit edhe Max Verstappen me Red Bull, që u klasifikua në vendin e tretë. Një tjetër garë për t’u harruar kjo e Sebastian Vettel me Ferrari, që pas një kontakti me Max Verstappen në xhiron e tetë, kur duelonin për vendin e tretë, humbet kontrollin e makinës së tij dhe përfundon në fund të garës. Piloti gjerman duelon deri në fund, por duhet të kënaqet me vendin e gjashtë. Dobët u paraqit edhe Kimi Raikkonen me makinën tjetër Ferrari, i pesti, ndërkohë që para dy makinave “kokëkuqe” u rendit edhe Ricciardo me Red Bull.

Gara e radhës e Botërorit të Formula 1 pas dy javësh në pistën e Austin, në Amerikë, por deri atëherë Lewis Hamilton shijon i qetë këtë avantazh të jashtëzakonshëm që ka karshi Vettel, me Ferrarin që gaboi sërish këtë fundjavë, në prova e garë. Tashmë për pilotin britanik titulli kampion është një formalitet, që ka mundësi të menaxhojë këtë avantazh të madh që ka karshi rivalëve.

 

Related posts

Nuk e gjeti veten te italianët/ Skuadra SPANJOLLE gati të përfitojë nga “bujaria” e MILANIT

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ KAMPIONËVE NË FUQI/ Flet Trajneri Dovedan: Ky është Bylisi i vërtetë…

Delo.autor

DËSHTOJNË “GALAKTIKËT”/ Manchester City i jep “leksion” madrilenëve dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment