Bundesliga Futboll Sport

U THIRR NË KOMBËTARE/ Paco: Ndihem mirë në Dortmund, por ka diçka më të rëndësishme se…

Ai ishte lojtari i ndeshjes. Paco Alcacer ka shkëlqyer gjatë fitores dramatike 4-3 të Borussia Dortmund ndaj Augsburg. Falë tripletës së tij Dortmund ka ruajtur kryesimin e renditjes së Bundesliga-s.

Ai është kthyer në makinën e golave të Dortmund që prej huazimit nga Barcelona. Klubi gjerman ka të drejtë ta blejë në fund të sezonit për 22 mln euro. Dhe ai e imagjinon një të ardhme në Gjermani.

“Ndihem shumë mirë në Dortmund. E imagjinoj veten time të luaj këtu në vitet e ardhshme.

“Golat janë të rëndësishëm, por më e rëndësishme është harmonia brenda skuadrës. “Sot arrita të ndihmoj skuadrën me golat e mi, jam i lumtur për këtë.”

Tani Alcacer do t’i bashkohet përfaqësueses spanjolle.

Related posts

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Benzema zhbllokon me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Klopp konfirmon largimin e 8 lojtarëve nga Liverpool para fillimit të sezonit

Isa.Autor

ARKËTIM REKORD/ Bayern pranë marrëveshjes historike me…

F.autor

Leave a Comment