Futboll Premier League Sport

KAOS TOTAL/ Mourinho: Askush tek Man United nuk është i lumtur, duhet të…

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka pranuar se askush në skuadrën e tij nuk është i lumtur me rezultatin kundër Brightonit, ndeshje kjo të cilën “Djajtë e kuq” e humbën me rezultat 3-2. Mourinho pritet të ketë mbështetjen plotë të tifozëve në stadiumin Old Trafford të hënën, pasi që ata do të përballen me Tottenhamin. Të gjitha biletat janë shitur për këtë ndeshje.

Javëve të fundit, janë bërë publike shumë probleme brenda klubit anglez. Megjithatë, Mourinho i ka mohuar spekulimet se marrëdhënia e tij me drejtorin ekzekutiv të klubit, Ed Woodward, është zbehur.

“Mendoj se askush nuk është i lumtur, natyrisht. Kam mjaftueshëm përvojë që ta di se në futboll nuk mund ta kthesh kokën prapa për të shikuar rezultatet, qofshin ato të mira apo të këqija”, ka thënë Mourinho.

“Ti gjithmonë duhet të shikosh përpara, për sfidën e radhës. Veçanërisht pas një rezultati negativ, ajo që të nevojitet është të luash përsëri”.

Related posts

Barcelona, 11 ndeshje larg rekordit historik të Real Madridit

Q.Autor

SHERIFF TIRASPOL-INTER/ “Zikaltërit” bëjnë llogaritë, hapi i parë drejt kualifikimit dhe 20 milionëve

Delo.autor

MBYLLET SFIDA BARAZIM PA GOLA/ Kukësi ngec me Laçin, rikthehen skenat e dhunës në stadium (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment