Futboll La Liga Sport

KAOS TOTAL/ REALIT i DËMTOHEN RËNDË dy yjet e skuadrës, do mungojnë deri në…

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka konfirmuar se Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë pësuar lëndime në humbjen tronditëse të skuadrës së tij 1-0 ndaj Deportivo Alavesit.
Presioni ndaj Lopeteguit është rritur pas ecurisë pa fitore të Madridit, e cila ka shkuar në katër ndeshje.

Benzema u detyrua ta braktisë ndeshjen pas pjesës së parë, ndërsa Bale u zëvendësua dhjetë minuta para fundit në “Estadio de Mendizorroza”, ku goli në minutat shtesë i Manu Garcias e tronditi Realin.

Lopetegui konfirmoi në konferencë për media pas ndeshjes se dyshja ka pësuar lëndime, duke i shkaktuar edhe më shumë probleme skuadrës që tashmë po vuan shumë duke humbur terren me rivalët për titull.

Related posts

Spalletti me “karta” të reja, Eder-Icardi në sulm dhe Rafinha

Q.Autor

“HISTORIA VAZHDON”/ Yildiz rinovon me Juventusin, vjen firma

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Tatuazhi i tifozit të Man United që po çmend ata të Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment