Futboll Seria A Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Piatek vazhdon ndjekjen e Batistutës, shënon gol në ndeshjen e 7-të radhazi

Krysztof Piatek është bërë lojtari i parë që prej Gabriel Batistutës që ka shënuar në secilën prej shtatë ndeshjeve të para të një sezoni të Serie A.

Sulmuesi polak iu bashkua Genoas në qershor dhe ka shpërthyer në Itali, duke shënuar golin e 13-të në të gjithë kompeticionet.

Pietak tani ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshjet e fundit, teksa lojtari i fundit që e ka bërë këtë gjë ka qenë Gabriel Batistuta në sezonin 1994/95.

Legjenda argjentinase e ka vijuar këtë ecuri mbresëlënëse deri në javën e 11-të dhe e përfundoi sezonin me 26 gola për Fiorentina-n që u rendit në vend të 10-të të renditjes së Serie A.

Piatek që tani po përflitet për një transferim te një klub i madh evropian, duke përfshirë edhe Barcelonën.

Related posts

Trajneri i Shakhtarit ka frikë nga Roma

Q.Autor

SKANDAL/ Ish-lojtari i Gjermanisë në telashe, i’u gjetën 30 foto të fëmijëve të abuzuar seksualisht

Delo.autor

SUPERSFIDA NDAJ NAPOLIT/ Kjaer: Milani nuk i druhet asnjë rivali, sonte kuptojmë ku jemi

F.autor

Leave a Comment