Futboll Shqipëri Sport

MEZANI e thotë hapur: Më mirë kështu sesa dy barazime, skuadra nuk ka forcë kur pëson gol

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani ka folur pas ndeshjes 2-0 ndaj Skënderbeut në shtëpi. Në një prononcim për Supersport është shprehur se janë mundur si pasojë e neglizhencës dhe se skuadra për momentin nuk e ka potencialin të reagojë kur pëson gol.

“Rezultati 2-0 është i pastër, por unë mendoj se Skënderbeu në pjesën e parë ka qarkulluar topin dhe ne kishin rastet. Ndoshta duhet të ishim më të përqendruar te goli i parë dhe te goli i dytë. Kemi humbur vetëm një ndeshje dhe do të vazhdojmë të shohim përpara. objektivi im është ndeshja e radhës. Ndoshta për momentin nuk e kemi forcën të reagojmë, por nga ndeshje në ndeshje gjithsecili të japë më të mirën. Duhhet t’i marrim një nga një ndeshjet dhe për t’u larguar sa më shpejtë nga ky pozicion që jemi momentalisht.

Unë kam kërkuar të jemi pak më lartë, por skuadra nuk e ka forcën të bëj atë që unë kërkoj. Nuk ka shpejtësinë e duhur për të reaguar. Nuk ka forca për të sulmuar. Nuk i ka elementët ë duhur për të bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të përmirësohemi dhe të largohemi nga pozita ku jemi. Lojtarët janë për t’u vlerëzuar, sepse kanë dhënë gjithçka në fushë. Kemi humbur një ndeshje për neglizhencë. Më mirë preferoj të humb një dhe të barazoj një, sesa të bëj dy barazime radhazi”.

Related posts

“EURO 2020″/ Gafë e pafalshme në mbrojtje, Poulsen nëshkon Rusinë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA ME PARTIZANIN/ Te Vllaznia rikthehet një lojtar i rëndësishëm. Ja zgjedhjet e trajnerit Brdariç ndaj të kuqve

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË MBI MANCINI-N/ Presidenti i Federatës Italiane: Ju nuk e dini, por gjatë pandemisë…

Delo.autor

Leave a Comment