Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Ederson: Dua ta mbyll sezonin me gol

Portieri i Manchester City-t Ederson thotë se shpreson të shënojë një gol deri në fund të sezonit.

24-vjeçari ka qenë një zbulim për City-n në portë pas transferimit 40 milionë euro nga Benfica verën e kaluar, duke impresionuar me qetësinë, reflekset dhe topin në këmbë.

Braziliani i ka shkuar shumë afër asistit këtë sezon, por tani kërkon të shënojë: “Dëgjova tifozët duke thirrur emrin tim për të goditur penalltinë, por Gabriel shkoi aty,” shprehet ai për ESPN.

“Fatkeqësisht ai e humbi dhe fatmirësisht Bernardo shënoi, por nëse trajneri do të më kishte thënë ta goditja, do të kisha shënuar me siguri.

“Nuk jam i sigurt nëse jam i aftë për goditjet standarde, por penalltitë i godas mirë. ne kemi opsione të mira në ekip, por nëse Pep më thotë ta godas, jam gati. Shpresoj të ndodhë brenda sezonit pasi do të kisha dëshirë të shënoja.

“Jam shumë i lumtur për titullin kampion, pasi gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Premier League.

“Mbërrita me një peshë të rëndë pasi transferimi im kushtoi shumë para, por isha në gjendje të tregoja vlerat e mia.”

Related posts

MPOSHTI ANGLINË NË NATIONS LEAGUE/ Van Dijk: Nuk do të përballemi ndaj Ronaldos, por ndaj…

Delo.autor

FITOJNË ME GOLEADË/ Lyoni triumfon me “pesë yje” pas një viti

Delo.autor

“FUNDI I SEZONIT VJEN SHUMË SHPEJT”/ Mesfushori i Partizanit zbulon të ardhmen: Menaxherët po punojnë, shpresoj të transferohem…

Delo.autor

Leave a Comment