Futboll Premier League Sport

Ramsey dhe Aubameyang vendosin një rekord unik në kampionatin anglez…

Aaron Ramsey dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë zëvendësuesit e parë në historinë e Premier League që shënojnë gol dhe japin asiste, duke e nisur ndeshjen nga stoli.

Në të kaluarën kishte ndodhur që një futbollist që e niste ndeshjen nga stoli të shënonte gol, por për herë të parë dy futbollistë e bënë diçka që tillë dhe secili prej tyre dha nga një asist.

Arsenal fitoi 5-1 ndaj Fulham dhe një nga golat erdhi pasi Aubameyang shërbeu për Ramsey, i cili shënoi me finte, ndërsa pak më shumë uellsiani i ktheu favorin futbollistit afrikan.

“Topçinjtë” luajtën shkëlqyeshëm në pjesën e dytë dhe arritën fitoren e nëntë radhazi në të gjitha veprimtaritë.

Related posts

MILAN NË KRYE/ Ja si do të ndryshonte renditja e Serisë A nëse shtyllat dhe traversat do të kishin qenë gola…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË OLIMPICO”/ Juventus mposht Romën përmbysje në frymën e fundit

Delo.autor

RODRI RIKTHEHET NË STËRVITJE TEK MANCHESTER CITY/ Objektiv është Kupa e Botës për Klube

F.autor

Leave a Comment