Futboll Kombëtarja Sport

Fitoi vendin e titullarit në Zvicër/ Ish-mbrojtësin e Partizanit e braktis fati në “derbin” ndaj Lenjanit

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu ka qenë i pafat ndeshjen e sotme teksa është dëmtuar në minutën e 40-të, duke dalë nga fusha e lojës me barelë. Fejzullahu fitoi vendin e titullarit te zviceranët e Ksamaks, por fati e ka braktisur në takimin ndaj Sion që përfundoi me rezultatin 1-1.

Golin për miqtë e shënoi mbrojtësi i Kombëtares, Ermir Lenjani, që është duke kaluar një formë mjaft të mirë të klubi i tij Sion.

Fejzullahu pritet të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë, ndërkohë që kujtojmë që dëmtimet e kanë shoqëruar së shumti edhe kur ishte pjesë e Partizanit.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një asist nga Insigne, mesfushori Locatelli ndëshkon Bullgarinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton: Titulli i tetë kampion mund të vendosë për fatin tim

Delo.autor

DËMTIM NË KAVILJE/ Shihni momentin e tmerrshëm të mesfushorit të Liverpulit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment