Futboll Seria A

Ausilio për Rafinhën: Besojmë shumë, por duhet kohë

Braziliani Rafinha është më i kërkuari nga Interi në këtë sezon merkatoje, por Barcelona po bën një rezistencë shumë të fortë.

Zikaltrit kanë arritur akordin me futbollistin dhe tani po negociojnë me katalanët, që kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e tij, kundrejt 20-ve që ofron Interi.

Gjithsesi, Drejtori Sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio shprehet besimplotë se tratativa do të përfundojë me sukses, por kërkon kohë për këtë.

“Kemi një marrëveshje me lojtarin dhe po negociojmë me Barcelonën. Është një marrëveshje që besojmë shumë se do mbyllet, por kërkon kohën e saj”, u shpreh Ausilio për mediet italiane.

Related posts

“ËSHTË ÇMENDUR PAS KËNGËTARES”/ Mediat turke zbulojnë “flakën” e re të Nicolo Zaniolo-s

F.autor

PASUESI I MODRIC/ PEREZ do me çdo kusht “MAGJISTARIN” e Premier League

Isa.Autor

SERIE A/ Bilanci i portierëve më të dobët për vitin 2020, nuk do t’a besoni se cili kryeson renditjen

Delo.autor

Leave a Comment