Futboll Shqipëri Sport

Dy tifoze SPECIALE për PARTIZANIN/ Shakohoxha i komplimenton: Besoj se e kanë shijuar…

Sot, Partizani luajti në transfertë kundër Kukësit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të të kuqve. Edhe në këtë sfidë, nuk munguan tifozët e 15-herë kampionëve të Shqipërisë, të cilët ishin të shumtë në stadiumin “Elbasan Arena”. Ajo që ra në sy ishin dy tifoze femra, në meso-moshë të cilat janë gjithmonë aty ku luan Partizani.

Kjo i ra në sy edhe komentatorit Dritan Shakohoxha, i cili në transmetim live u shpreh: “I lutem regjisë të fokusojë edhe njëherë ato dy femrat. I kam parë kudo që luan Partizani. Komplimentat e mia që e mbështesin kudo skuadrën. Mendoj se ato do e kenë parë dhe shijuar edhe titullin e 93-shit”, përfundoi ai.

Related posts

Moratti: Po të isha akoma presidenti i Inter…

Q.Autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Pirlo publikon listën, katër mungesa të mëdha për “bardhezinjtë”

Delo.autor

“ÇMENDET” Real Madrid/ Ofron 600 milionë euro për brazilianin Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment