Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventusi “bën pazar” në MADRID, ja cilin SUPER lojtar synon në JANAR

Përkundër faktit se me ardhjen e Cristiano Ronaldos, Juventusi duket i blinduar, realiteti është se bardhezinjtë janë ende të fiksuar me përforcimin e linjës së tyre mbrojtëse. Në mënyrë të veçantë, mediat italiane këmbëngulin se në merkaton e janarit, kampionët e Seria A do të përpiqen përsëri të nënshkruajnë me qendërmbrojtësin “rojiblanco”, Saviç.

Nuk është hera e parë që ata e kanë pasur këtë futbollist në axhendën e tyre. Tashmë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kuptojnë se, për shkak të situatës së malazezit tek Atlético Madrid, me Giménez dhe Lucas përpara tij në preferencat e Diego Simeones, çmimi i transferimit mund të jetë shumë i favorshëm.

Sidoqoftë, Juve nuk është ekipi i vetëm që dëshiron t’i marrë shërbimet e tij. Interi, gjithashtu, në kohë të ndryshme ka qenë i interesuar për situatën e qendërmbrojtësit dhe gjithçka mund të realizohet, nëse kushtet ekonomike janë interesante për të dyja palët.

Related posts

BUKUROSHJA SEKSI/ Lautaro “zhbllokohet” edhe jashtë fushe, Agustina “goli” më i bukur (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Flet trajneri Egbo: Kundërshtari është gjithmonë agresiv në shtëpi, por…

Delo.autor

Pastore është gati të nënshkruajë për 8.5 mln euro në sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment