Futboll Premier League Sport

Plani i yllit të Arsenal: TUNEL që lidhë SHTËPINË me PISHINËN, për t’i shpëtuar të…

I ftohti po vjen dhe të gjithë kanë filluar të nxjerrin nga dollapi rrobat e trasha, por Aaron Ramsey duket se e ka bërë këtë gjë, madje ka të tjera plane.

Mesa duket, ylli i Arsenalit e ka parashikuar që do të jetë një dimër shumë i ftohtë dhe nuk do absolutisht që kjo t’i prishë fundjavën e tij në pishinë, për këtë arsye ka filluar të planifikojë ndërtimin e një tuneli.

Sipas arkitektëve, pishina do të mbulohet, në mënyrë që të jetë e përdorshme gjatë gjithë vitit dhe lidhja e saj me shtëpinë do të bëhet nëpërmjet një tuneli. Planifikuesit në Këshillin e Cardiff pritet të marrin një vendim këtë muaj dhe deri më tani nuk ka pasur kundërshtime nga fqinjët.

Shtëpia e Aaron Ramsey ndodhet në periferi të Cardiff dhe ka pesë dhoma gjumi, liqen, një pistë për helikopter, një fushë tenisi dhe hapësirë për të luajur golf, në një perimetër prej 20 hektarësh. Fundja, edhe tuneli mungonte.

Related posts

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË UDHËKRYQ/ Sarri planifikon fitoren, e diela vendos fatin stolit

Delo.autor

NJIHET PËR POZA PROVOKUESE/ Ka shpikur një model të ri bikini. Ja kush është e dashura e re e Prince Boateng (FOTO)

Delo.autor

“Bombat” e presidentit të Romës: Nainggolan do transferohet te Inter, Alisson te Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment