Futboll Seria A Sport

MOS E PYETNI PËR LARGIMIN/ BUFFON bën një PARASHIKIM TË FRIKSHËM

Edhe pse është thuajse 41 vjeç portieri legjendar Gigi Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet nga sporti. Në një intervistë për të përditshmen franceze “L’Equipe”, portieri që aktualisht luan në League 1 me skuadrën e Paris Saint Germain, thotë se nuk do të vendos një limit për karrierën e tij. “Në vitet e fundit kam mësuar se është e gabuar që të vendos një limit se kur do të jetë ndeshja ime e fundit si profesionist. Kur isha 32 vjeç mendoja se do të tërhiqesha në moshën 35-vjeçare, por rrethanat bënë që unë të vazhdoja dhe mendova se do të tërhiqesha kur të bëhesha 38 vjeç”, thotë Buffon.

Më tej, portieri kampion i botës në vitin 2006, shton: “Ky është një profesion i çuditshëm, me të cilin dashurohem gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Jam 40 vjeç, jam ende këtu dhe nuk e di se kur do të tërhiqem. Mund ta mbyll karrierën pas 6 muajsh, pas një viti apo edhe pas 10 vitesh. Këtë gjë nuk ia kërkoj kurrë vetes, pasi nuk dua ta di. Jam i sigurtë se emocionet nuk më mungojnë, në fushë, në stërvitje, në dhomat e zhveshjes, gjëra që pjesa tjetër e jetës nuk mund të mi ofrojë. Kur e gjithë kjo të mbarojë do të befasohem edhe vetë, por ka kohë deri sat ë vijë ajo ditë”.

Related posts

“I KAM THËNË MË PËRARA KLUBIT SE…”/ I preferuari i Guardiolas i befason të gjithë me vendimin e papritur

Delo.autor

THIRRJE RRACISTE NDAJ TIFOZËVE/ Ja momenti kur legjenda e futbollit bullgar qan ‘live’ në studio (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO NIS VRULLSHËM/ Ja 5 blerjet më të shtrenjta deri tani

Delo.autor

Leave a Comment