Futboll Seria A Sport

LIGA E KOMBEVE/ MANCINI zbulon përse zgjodhi GIOVINCON mbi BALOTELLIN dhe…(LISTA)

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini zbulon se ai ka ndjekur Sebastian Giovinco për një kohë të gjatë, por siguroi se Mario Balotelli dhe Andrea Belotti do të kthehen në kombëtare. Giovinco është rikthyer pas tre vitesh larg, pasi befasoi me vendimin e tij për të luajtur në MLS me Toronto FC.

“Giovinco ka bërë mirë për disa vitesh, ai është 31 vjeç, ne e kemi monitoruar për disa kohë dhe ne kemi dashur ta shohim atë në kombëtare. Ai nuk kishte asnjë mundësi për të ardhur këtu më parë, tani është me ne”, tha Mancini në një konferencë për shtyp.

“Balotelli dhe Belotti? Vendimet teknike. Ata nuk po kalojnë një formë të mirë, por janë pjesë e këtij grupi. Kur të arrijnë të jenë në 100 përqind të formës do t’i grumbulloj. Në këto dy vjet, të gjithë do të kenë mundësinë e një ftese”. Vazhdoi ai.

Pse Zaza dhe jo Belotti? – Nuk është çështje lëvizjeje, ata janë lojtarë të ndryshëm. Belotti nuk është në gjendje të shkëlqyer, kështu që preferova ta le në shtëpi për t’u stërvitur dhe të kthehet në formën e tij mirë të mirë. Ndoshta ai do të jetë i zhgënjyer, por e di se nuk ka përjashtim këtu”.

Allan? – Nuk kemi folur kurrë për të.

Related posts

Materazzi: Interi të marrë hak ndaj Juves, s’mund ta humbasë këtë mundësi  

Sadik.Autor

Pochettino snobon Realin e Madridit/ Rinovon me Tottenham deri në 2023-in

Sadik.Autor

Grezda drejt Rangers/ Panucci: Është i shpejtë, mund të bëjë gjëra të mëdha

Isa.Autor

Leave a Comment