Futboll Premier League

E fundit/ Man City tërhiqet nga gara për Sanchez, United në ‘pole position’

Pep Guardiola dhe drejtuesit e Manchester Cityt kanë vendosur të tërhiqet nga gara për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, duke ia hapur kështu rrugën rivalit, Manchester United, për ta siguruar transferimin e tij.

Sky Sports raporton se shtyrja me skuadrat tjera të Premierligës për Sanchezin do të nënkuptonte se Cityt do t’i duhej ta bënte kilianin lojtarin më të paguar në skuadër, po ashtu duke shpenzuar më shumë se për marrëveshjen në vlerë 68 milionë euro, e cila u arrit në parim me Arsenalin gjatë verës që lamë pas, transmeton Express.

Guardiola dhe kryetari i Man Cityt, Khaldoon Al Mubarak, u takuan dje dhe ranë në ujdi se do të ishte e tepër të paguhej aq shumë për një futbollist që pas gjashtë muajve do të jetë lojtar i lirë.

Kështu, Manchester United tani do ta ketë rrugën e hapur për t’i siguruar shërbimet e kilianit, për të cilin ka ofruar shuma parash që ia plotëson kërkesat lojtarit dhe Arsenalit.

Related posts

“SHTËPIA” E SHQIPTARËVE NË SERIE A/ Empoli “strehon” një tjetër talent kuqezi, zbulohen detajet e transferimit të Stiven Shpendit

F.autor

KLUBI GATI T’I “JAPË DUART” SARRIT/ Chelsea ëndërron trajnerin që po çmend në Premier

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Ndizet derbi në “Elbasan Arena”, “Demat” shpërdorojnë 2 raste të arta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment