Futboll La Liga Sport

“KAOSI LOPETEGUI”/ 4 humbje në 11 ndeshje. ZIDANIT iu deshën 58 ndeshje për këtë…

Real Madridi i Julen Lopetegui ka humbur katër nga 11 ndeshjet, që ka luajtur deri më tani. Numra shumë të dyshimtë, që vijnë nga një fazë e qartë fitimtare: 13 tituj në pesë sezonet e mëparshëm. Në tri sezonet e fundit (2015-16, 2016-17 dhe 2017-18), strategu i stolit të bardhë ishte Zinedine Zidane (Benitez qëndroi aty vetëm në gjysmën e parë të sezonit 2015-2016).

Francezi kishte nevojë për më shumë se pesë herë më tepër ndeshje se Lopetegui, për të arritur katër humbje. E thënë ndryshe. “Zizou” i regjistroi katër humbje pas 58 ndeshjesh si trajner i “Los Blancos”. Benitez nuk i humbi katër ndeshje. Ai qëndroi vetëm në kuotën e tri humbjeve gjatë 25 ndeshjeve gjithsej, sa e drejtoi Real Madridin.

Spanjolli u shkarkua jo aq shumë nga rezultatet se sa nga marrëdhënia e keqe me shumë prej lojtarëve madrilenë, të cilët e mbështetën largimin e tij. Para Benitez, ishte Ancelotti, dhe para italianit, Mourinho. Të dy, italiani dhe portugezi kishin nevojë për 46 ndeshje, që të regjistronin katër humbje. Pra, më shumë se katër herë më tepër ndeshje se ato që i janë dashur Lopeteguit për të marrë “notën 4”.

Nuk janë vetëm katër humbjet, por edhe dy barazime, që e fundosin startin e Lopeteguit. Me të trajner, Real Madridi ka fituar vetëm 45.4% të ndeshjeve. Në La liga, numrat e kryeqytetasve janë katër fitore, dy barazime dhe dy humbje, me një bilanc prej 14 pikësh. Nga 45 trajnerët që ka pasur Real Madridi (të paktën, në tetë ndeshje), vetëm dhjetë prej tyre kanë fillim më të keq se Lopetegui, në këtë pikë të drejtimit të “Los Blancos”.

Related posts

Trajneri Unai Emery kërkon ribashkimin me ish-lojtarin e tij tek Arsenal

Sadik.Autor

8 NGA 11 TROFE SË FUNDI/ Barcelona drejt titullit kampion në La Liga, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

KRISJA TEK BRASILI/ Përplasja mes Cuadrado-s dhe Neymar-it: Je një gënjeshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment