Futboll Seria A Sport

KRITIKAT E SHUMTA/ Agjenti i HYSAJT “u mbyll” gojën italianëve: Atë vendose ku të duash…

Elseid Hysaj shpeshherë është kritikuar pa të drejtë nga disa media e analistë italianë të sportit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ndeshjen e fundit që u aktivizua me skuadrën e Napolit luajti si mbrojtës i majtë dhe arriti të bënte një ndeshje të shkëlqyer.

Ka mjaftuar kjo që agjenti i tij, Mario Xhufredi t’u mbyllë gojën kritikave për klientin e tij duke thënë: “Hysaj? Ai luajti kundër Sasuolos në krahun e majtë dhe u përshtat mirë me atë rol. Ai nuk shikon se ku luan, trajneri ta vendosi ku të dojë ai do të luajë një ndeshje të madhe. Ai nuk dëgjon kritikat, por i përdor ato.”

“Rinovimi? Nuk kemi folur për të, nuk është një prioritet. ai ka ende dy vite kontratë dhe do të vazhdojë të provojë të rrisë performancën e tij.”

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Zhbllokohet derbi në “Air Albania”, Melo ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi bind edhe në testin e dytë miqësor përball Burasporit

Alm.autor

NGA PAGAT TEK KARBURANTI/ Lushnja kushton 35 mln lekë, ja si ndahet buxheti…

Delo.autor

Leave a Comment