Formula 1 Sport

“Qëndroj te Red Bull, pasi Ferrari e Mercedes nuk do t’i ndryshojnë pilotët”

“Me shumë gjasa, do të qëndroj edhe një vit te Red Bull edhe pse ende nuk kam firmosur rinovimin, pasi jemi duke biseduar për disa detaje. Doja të provoja diçka të re, por as Ferrari e as Mercedes nuk do të bëjnë ndryshime edhe pse flitet e kundërta”, ka deklaruar piloti australian Daniel Ricciardo. Ky i fundit pat deklaruar disa herë se synon të kalojë te një makinë që t’i garantojë titullin kampion në Formula 1, por duket se do të kënaqet me makinën aktuale.

“Dyert nuk janë të mbyllura, por gjasat janë që të gjitha makinat të qëndrojnë me të njëjtët pilotë edhe vitin e ardhshëm. Kjo nuk është 100% e sigurtë, por kuptohet lehtë”, thotë Ricciardo, duke lënë të kuptosh se Mercedes do të vazhdojë me dyshen Hamilton-Bottas dhe Ferrari me dyshen Vettel-Raikkonen.

Megjithatë, piloti australian shpreson… “Nëse nuk do të jem më te Red Bull, janë edhe dy alternativa shumë interesante. Nëse do të më kërkonte ndonjë makinë tjetër superiore nga ne, jam gati të bisedoj”, u shpreh Daniel Ricciardo, që këtë sezon ndodhet në vendin e katërt të renditjes, me 106 pikë. Është përfolur disa herë se Ricciardo mund të kalonte te Ferrari.

Related posts

PËRGATITJET PËR “EURO 2020″/ Për herë të parë në stërvitje së bashku, Benzema e lë “gojë hapur” Mbappe (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Kosova përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it

F.autor

NDIZET MERKATO/ Interi tenton “parakalimin” ndaj Juventusit për Bremerin, zbulohet oferta e fundit e zikaltërve

F.autor

Leave a Comment