Futboll La Liga Sport

Në krizë rezultatesh/ REALI pranë nënshkrimit me mbrojtësin SANCHEZ nga gjigantët anglez

Real Madrid nuk po kalon një periudhë aspak të mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions League. Nën urdhërat e trajnerit Julen Lopetegiu kampionët e Europës kanë 4 ndeshje pa shënuar gol, madje duke marrë 3 humbje dhe një barazim.

Në këto rrethana drejtuesit e skuadrës madrilene janë vënë në lëvizje për të afruar lojtarë të rinj në ekip dhe një prej tyre është Davinson Sanchez, i cili shihet si një përforcim shumë i mirë në repartin e prapavijës.

Fituesit në fuqi 3 herë radhazi në Champions League ofrojnë 65 milion euro, sikurse raporton “Don Balon”. Nëse do të arrihet një marrëveshje e mundshme “Los Blancos” mund ta transferojnë lojtarin që në merkaton e janarit në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme si do të shkojnë gjërat në kampin madrilen.

Related posts

BËN GODITJEN E DYTË NË MERKATO/ Milan arrin akordin me mbrojtësin e klubit të Serie A…

Delo.autor

HYN NË HISTORINË E LA LIGAS/ Mesfushori Joaquin shënon tripletë për 18 minuta dhe vendos rekord (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Lewandowski në kohë shtesë. Bayern përmbys gjithçka

Q.Autor

Leave a Comment