Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Izraeli fundos Shqipërinë, Portugalia mposht Poloninë falë Silvave

Një brez i artë po lind te Portugalia. Skuadra pa Cristiano Ronaldo-n duket e freskët dhe plot gjallëri teksa ka mposhtur Poloninë me rezultatin 3-2. Ishin polakët ata që kaluan të parët në avantazh me talentin Piatek, përpara se Andre Silva dhe autogoli i Kamil Glik të përmbyste gjithçka që në pjesën e parë. Pas pushimit ishte Bernardo Silva ai që shënoi golin që do t’ui jepte fitoren portugezëve. Ishte Blaszczykowski ai që ngushtoi diferencën duke u dhënë shpresë vendasve por Portugalia arriti të mbronte mirë rezultatin deri në fund të takimit dhe tani ndodhet në vend të parë të grupit 3 të Nations League, me një avantazh prej pesë pikësh nga Italia dhe Polonia.

Ndërkohë në një ndeshje që na interesonte edhe ne shqiptarëve, Izraeli ka mposhtur Skocinë me rezultatin 2-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Mulgrew por goli i Peretz barazoi rezultatin përpara se Souttar i Skocisë të dilte me karton të kuq. Në minutën e 75’ Izraeli merr një tjetër ndihmë nga skocezët me autogolin e Tierney. Me këtë fitore Izraeli kalon Shqipërinë në renditjen e Grupit 1 duke na zhytur në vend të fundit, megjithëse me pikë të barabarta.

Ndërkohë në Grupin 4 Serbia ka mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2-0 duke marrë kryesimin e grupit. Ndërsa edhe Rumania arriti të marrë fitoren e parë duke u ngjitur në vend të dytë teksa mposhti Lituaninë me rezultatin 1-2.

Related posts

REALI “FËRKON DUART”/ HAZARD tremb sërish Chelsea: Nuk e di nëse do të rinovoj

Isa.Autor

Miqësorja e parë e Kukësit për “Championsin”, Maribori nuk kursehet (VIDEO)

Sadik.Autor

PREZANTOHET TEK ATLETICO/ Mesfushori De Paul: Realizova ëndërr, Simeone ishte vendimtar. Unë dhe ai…

Delo.autor

Leave a Comment