Futboll Shqipëri Sport

SKANDAL/ Bënin “dallavere” me biletat, policia arreston 10 SHQIPTARËT

Policia e Kosovës ka vendosur në pranga ditën e djeshme 10 persona, të cilët shisnin bileta në tregun e zi.

Sipas “indeksonline”, të arrestuarit kishin siguruar në mënyrë të jashtëligjshme biletat për ndeshjen Kosovë-Maltë duke shumëfishuer çmimet deri në 50 €, ku çmimi i tyre në pikat zyrtare të shitjes varionte nga 2 deri në 10 €.

Shitja e biletave u bë një gangrenë e vërtetë pasi dy ditë para sfidës me përfaqësuesen e Maltës, në Prishtinë u krijua një kaos i vërtetë nga numri i madh i të interesuarëve për të siguruar biletat për në stadiumin “Fadil Vokrri”. Bile policia ndërhyri duke shpërndarë turmën që po konfliktohej me gaz lotsjellës.

Për ndeshjen e radhës, qytetarët e Kosovës i kanë bërë apel Federatës së Futbollit të Kosovës që shitja e biletave të kryhet online për të shmangur rrëmujen dhe çoroditjen e krijuar në rastin e fundit.

Related posts

ZYRTARE/ Szczesny rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027

F.autor

ZYRTARE/ Brazili merr vendimin PËRFUNDIMTAR për trajnerin Tite

Isa.Autor

NË 24 VITE KARRIERË ASNJË GOL DHE ASNJË ASIST/ Historia e “çmendur” e një ylli brazilian që “mahniti” botën

Delo.autor

Leave a Comment