Futboll Seria A Sport

Dy talentet e kombëtares/ Ka derbi edhe në merkato mes MILANIT dhe INTERIT

Në pritje të supersfidës së të dielës në “San Siro”, më 21 tetor, derbi mes Milanit dhe Interit duket se tashmë ka filluar në merkato. Siç lexojmë sot në “Corriere dello Sport”, klubet milaneze janë gati për duel, duke pasur si pikësynim dy lojtarë të kombëtares së drejtuar nga Roberto Mancini.

Nuk është sekret se Interi, verën e kaluar, ishte shumë afër Nicolò Barella, për të cilin kishte negociata me Cagliari. Nuk pati marrëveshje, e cila duket se është shtyrë në kohë. Zikaltrit, megjithatë, janë sigurisht të gatshëm për t’u kthyer në merkato pas pak muajsh (në janar), duke u përqëndruar në marrëdhëniet e mira me presidentin Giulini dhe prokuratorin Beltrame.

Por tani, për t’u privuar nga shërbimet e Barella, Cagliari kërkon rreth 45 milionë euro. Për talentin e ri debutues në kombëtaren axurre duket i interesuar edhe Milani. Kuqezinjtë po ndjekin prej disa kohësh edhe Cristiano Biraghi, mbrojtësin e majtë, i cili u rrit tek Interi, por shpërtheu te Fiorentina, ku gjithashtu fitoi vendin në kombëtare.

Kjo është arsyeja pse Interi, sipas “Corriere dello Sport”, është duke menduar ta rikthejë Biraghi në bazë, duke e parë atë si zëvendës për Asamoah. Pra, sikurse duket, derbi i Milanos ka nisur në merkato…

Related posts

ZBULOHET SKANDALI I RADHËS SË ARMSTRONG/ Përdorte një motor të fshehur në biçikletë për të rritur shpejtësinë

Delo.autor

ATHLETIC BILBAO-BARCELONA/ Trajneri Koeman i beson dyshes së sulmit Messi-Griezmann (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MBETEN DY OBJEKTIVAT KRYESORË/ “Topçinjtë” huazojnë mesfushorin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment