Futboll Seria A Sport

LEGJENDA E MILANIT/ Presidenti i Liberisë Xhorxh Ueah si “mbret” në stadium

Ndodh që të shohim shumë skena apo personazhe në stadium që bien në sy, por vështirë se ka ndodhur të shohim si ish-lojtari i Milanit. Ky i fundit është bërë presidenti i Liberisë dhe nuk mund të mungonte në ndeshjen që Kombëtarja e tij do të luante me Kongon.

Gjithsesi, ajo që mori vëmendje ishte fakti se Ueah ishte i ulur në tribunën VIP në një karrige jo si të tjerat, pasi dukej si një karrige mbretërore dhe me shumë stoli rreth saj. Fotoja ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë shumë komente, pasi është diçka e pazakontë.

Në fund Ueah është larguar nga stadiumi i zhgënjyer, kjo pasi ekipi i tij u mund 3-1 nga Kongo. I veçantë fakti se i biri i tij, Timoti Ueah nuk luan për Liberinë, por për ekipin e SHBA-së.

Related posts

Real Madridi e do mbrojtësin e Arsenalit

Q.Autor

SULM I FRIKSHËM/ Interi pa frena, piketon yllin e Manchester Cityt edhe nëse nuk ikën Lautaro

Delo.autor

RINIS BUNDESLIGA/ Bayern-Schalke “hap vallen”! Por, mungojnë tifozët. Faji i Covid-19 në Bavari

Delo.autor

Leave a Comment