Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Ardian Mema zbarkon tek Tirana, ja gjëja e parë që bën si bardheblu

Ardian Mema ka nisur zyrtarisht nga puna me ekipin e Tiranës. Trajneri më i ri i bardhebluve, ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore, dhe gjëja e parë që ka bërë, ishte të mblidhte të gjithë grupin.

Tekniku, që pothuajse gjithë karrierën e tij si lojtar e ka kaluar tek 24-herë kampionët e Shqipërisë, ka zhvilluar një bashkëbisedim me lojtarët, si edhe me trajnerin e portierëve, Emanuel Egbo, që vazhdon të jetë pjesë e stafit teknik, edhe pas ikjes së Ze Marias.

Ardian Mema ka qenë ndihmës i Ilir Dajës, në sezonin 2017-2018 tek Skënderbeu, ndërsa deri ditën e djeshme, ishte po ndihmës i Dajës tek Flamurtari, por tashmë do të vazhdojë si trajner i parë i Tiranës.

Related posts

Bayern habit me transferimin e radhës, paguan 60 milion euro për një adoleshent

Sadik.Autor

MUÇI “PUSHTON” TURQINË/ Spektakël edhe në Kupë: Këtu jam i lumtur, besojnë tek unë

F.autor

SUPERIORE/ Pas merkatos, sot do të flasë fusha

Q.Autor

Leave a Comment